Choose your language: englishitalianogreek dutch




3 ditë në Lurë  

Dita 1:
Nisemi nga Tirana duke marrë autostradën Tiranë-Shkodër. Kthehemi në Milot për të vazhduar udhëtimin tonë drejt Lurës nëpërmjet rrugës që të çon në Rubik (një nga ish qytetet industriale, ku në uzinën e saj përpunohej ari i Shqipërisë). Me pamje shumë të bukur mes malesh dhe lumit Fan vazhdojmë udhëtimin për të arritur në Rrëshen, qendra e Mirditës.

Pas një pushimi te shkurtër, rinisim udhëtimin tonë, disi aventuresk në dukje, sepse udhëtojmë në rrugën e pa asfaltuar, por bukuritë natyrore, gjelbërimi i livadheve dhe pemëve, uji i lumit dhe malet perreth krijojnë një kompleks te jashtëzakonshëm.

Pasi lemë zonën e Mirditës në Mërkurth, hymë në zonën e Lures duke përshkruar rrugën e cila kalon përmes livadheve te Krej Lurës, një bukuri vërtet mahnitese ku gërshetohen të gjitha ngjyrat e luleve ne pafundësine e livadhit. Më pas marrim rrugën për në Pregj Lurë për të parë një skulpturë madhështore e punuar nga vetë natyra, në malin e Gurit të Kuq. Pas një pushimi të shkurtër vazhdojmë udhëtimin drejt qendrës së Lurës.



Mbas ngrënies së drekës  dhe njohjes me Lurën drejtohemi drejt hotelit turistik i cili ndodhet në mes te pyllit në hyrje te Parkut Kombëtar. Mbasdite shoqëruesi i grupit do t’ju informoj mbi historinë, bejtet, zakonet e Lurës. Darka dhe fjetja në hotel ose në kullë. 


Dita 2:

Pas ngrënies së mëngjesit në hotel, nisim një udhëtim më këmbë në ajrin e pastër të pyllit me pisha, për të arritur në perlat e Lurës, liqenet e saj. 
Mbas një udhëtimi mbreslënës kthehemi në hotel për drekën dhe një pushim ç’lodhës.
Mbasdite nisemi drejt livadheve në Lanë Lurë.
Darka dhe fjetja në hotel ose kullë. 


 
 



Dita 3: 

Pas ngrënies së mëngjesit, marrim rrugën e kthimit drejt Tiranës për të përfunduar udhëtimin tonë.

 

 

Lura Tours, Adresa Rr. ''Jordan Misja" Nr 3. Tirane - Albania, tel / fax +355 4 222 17 11  mob:+355 682557434, E-mail: info@luratours.com
© Lura Tours. All rights reserved. Website by sthanasi.com, hosted by hxh.info